Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Rrahmani: Shumë gjëra nuk po shkojnë si duhet

Rrahmani: Shumë gjëra nuk po shkojnë si duhet


20 June, 2023 @0:06

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka qenë lojtari i vetëm që ka marrë guximin të dalë pas ndeshjes dhe të folë për publikun pas humbjes së Kosovës ndaj Bjellorusisë në Budapest.

Rrahmani ka treguar se shumë gjëra nuk po shkojnë si duhet në ekip, ndërsa ka theksuar se duhen shumë ndryshime dhe shumë punë për tu bërë.

TABELA dhe ORARI I NDESHJEVE drejt EURO2024

“Nuk po shkojnë shumë gjëra si duhet. Pas tre sekondave lojë ata krijuan rast për të shënuar, kështu duhen shumë ndryshime. Ka shumë për tu bërë. Përgjegjësi kemi të gjitë, edhe ne që futemi në fushë edhe të gjithë ata që janë në stërvitje,” ka thënë ndër të tjera Rrahmani pas ndeshjes.

Në fund, ai i ka kërkuar falje tifozëve për këtë paraqitje të ekipit, ndërsa ka shtuar edhe njëherë se përgjegjësi kanë të gjithë për këto rezultate.

Pas katër ndeshjesh në rrugëtimin kualifikues për EURO2024, Kosova nuk ka arritur të shënojë asnjë fitore ende, duke qenë ekipi i vetëm në grup bashkë me Andorrën që s’kanë fitore. Kosova ka tri pikë nga katër ndeshje të luajtura, ndërsa Zvicra e Rumania udhëheqin grupin në pozitat që sigurojnë Kampionatin Evropian EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian