Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - PRISHTINA

Rrjetat e paprekura në Drenas

Rrjetat e paprekura në Drenas


2 December, 2017 @14:58

Pa gola është mbyllur takimi i zhvilluar në Drenas në mes të Feronikelit e Prishtinës.

Ndeshja në përgjithësi kaloi me Feronikelin më kërkues, mirëpo rastet nuk munguan as për kryeqytetasit. Një nga rastet më të mira të ndeshjes u shfaq për Ahmed Januzin në minutën e 19’ të ndeshjes, mirëpo sulmuesi i Prishtinës gaboi me portën zbrazur dhe epërsia e Prishtinës nuk u krijua.

Sa i përket Niklit, kjo skuadër golin e kërkoi kryesisht përmes Mendurim Hotit e Kreshnik Lushtakut, mirëpo ishte portieri Visar Bekaj ai i cili nuk lejoi që skuadra e tij të pranojë gol në ndeshjen e sotme.

TABELA AKTUALE SUPERLIGA

Ky barazim bën që Prishtina të mos jetë lidere e sezonës vjeshtore në Superligë, pavarësisht rezultatit të Llapit në ndeshjen e vet, ndërsa Feronikeli vjeshtën e mbyll me 28 pikë të tubuara.


 
Të gjitha lajmet nga