AZERËT KËRKOJNË GOLEADORIN

Salihi kërkohet
7 December, 2015 @11:43
Ekipi ku luan mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, Qarabag, ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të kombëtares dhe kampionit të Shqipërisë, Hamdi Salihi.
Salihi, është ndjekur nga menaxherët e skuadrës së Qarabagut ka shkruar sportinfo.az, derisa në janar pritet që ata të reagojnë duke dërguar edhe ofertë zyrtare në drejtim të lojtarit të Skënderbeut.
Salihi ka shënuar deri më tani 13 gola në 15 ndeshje në Kategorinë Superiore shqiptare, duke qenë kryesues i listët së golashënuesve me diferencë 4 gola më shumë se përcjellësi i parë, Xhevahir Sukaj i Partizanit. Salihi ka mesatare prej 0.86 gol për ndeshje në elitë të futbollit shqiptar.