LUCA TONI VENDOS

Italiani shtatëgjatë, pensionohet
6 December, 2015 @20:58
Luca Toni, sulmuesi shtatëgjatë (193 cm) italian, ka vendosur që të pensionohet në fund të këtij stinori.
Toni, 38 vjeç, ka qenë një makineri e golave gjatë karrierës së tij, derisa ka derdhur djersë në ekipet e njohura si Fiorentina, Bayern, Roma, Juventus, etj.
Sulmuesi aktual i Veronës stinorin e shkuar ishte pranë titullit të golashënuesit më të mirë të stinorit në Itali duke shënuar 20 gola në Serie A.
Ai ka qenë pjesë e Italisë në triumfin e Kampionatit Botëror “Gjermania 2006”.