KAMPIONI DEMOLON LAÇIN

Fitore për bankën rezervë
6 December, 2015 @18:41
Dy gola nga sulmuesi i kombëtares, Hamdi Salihi dhe nga një të shënuar nga Peter Olayinka dhe reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, i kanë dhënë fitoren e radhës Skënderbeut në Kategorinë Superiore.
Kryetrajneri, Mirel Josa, i ka dedikuar këtë fitore lojtarëve në bankën rezervë, të cilëve u ka thënë se meritojnë lëvdata për durimin e treguar dhe se gjithmonë janë të gatshëm 100% për t’i ndihmuar ekipit.
TABELA AKTUALE E KATEGORISË SUPERIORE
Skënderbeu me këtë fitore vazhdon të ndjek Partizanin në krye të tabelës, derisa ata nesër luajnë në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.