GARETH BALE PRANON

Gareth Bale, derisa ishte pjesë e Tottenhamit/ REUTERS/Arkiv
S’jam ai i Tottenhamit
6 December, 2015 @13:34
Krahu ofanziv i Real Madridit, Gareth Bale, që erdhi nga Tottenham Hotspur për një shumë rekorde vite më parë në “Santiago Bernabeu” ka pranuar se nuk është i njejti.
“La Liga dallon nga Premier League. Ka stil tjetër të lojës dhe kjo mendoj se është arsyeja pse nuk jam i njejti si ai që kam qenë në Tottenham Hotspur,” ka thënë lojtari në fjalë pas ndeshjes së djeshme, ku Real Madrid mposhti lehtë Getafen.
Bale, ka shënuar dje një gol për ekipin e tij, ndërsa pritet të jetë njeriu që do të udhëheq reprezentacionin uellsian në EURO 2016.