EDHE MOURINHO PRANON VËSHTIRËSITË

Jose Mourinho në konferencë për shtyp/ Foto: uefa.com
Mourinho pranon vështirësitë
6 December, 2015 @13:07
Disfata e djeshme nga Bournemouth, ka lënë Chelsean 14 pikë larg Manchester Unitedit, që është në pozitën e katërt në tabelë.
“Objektivi ynë është që të përfundojmë në katërshen kryesuese të ligës,” ka thënë Mourinho.
“Para kësaj ndeshjeje ka qenë reale të mendohet që cilësia jonë do të na sillte deri në pozitën e katërt. Por, tash e tutje duhet menduar për gjashtëshen e epërme,” ka thënë Mourinho, shkruan BBC Sport sot.
Me këtë, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se tashmë të kaltërit e Londrës kanë minimizuar gjasat për të siguruar biletë për Ligën e Kampionëve në stinorin vijues dhe se edhe kualifikimi në Europa League, do të ishte sukses për ekipin.
Sa i përket mbrojtjes së titullit, kjo nuk përmendet fare.