EKIPI MITROVICAS LARGON TRAJNERIN

Trepça’89 shkarkon trajnerin
5 December, 2015 @20:58
Një ecuri aspak pozitive në muajin e fundit dhe ndeshjet përmbyllëse të pjesës vjeshtore të Superligës, ka bërë që drejtuesit e Trepçës’89 të shkarkojnë trajnerin Arsim Thaçi. Borozani.com
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit mitrovicas në Facebook, derisa drejtuesit e klubit në muajin në vijim do të kërkojnë zëvendësuesin e Thaçit në këtë detyrë.
Trepça’89 kishte nisur mirë stinorin në Superligë, derisa Thaçi kishte befasuar me rezultate dhe lojë, duke konkurruar për kreun e tabelës. Mirëpo, fundi i stinorit i gjeti ata me 5 humbje radhazi dhe kjo bëri që me marrëveshje të dyanshme ai të largohet nga pozita e kryetrajnerit të skuadrës.