LYON HARRON FITOREN

Befasia e Ligue 1 këtë stinor, Angers, duke festuar golin/ Foto: Angers Official
Një muaj pa fitore
5 December, 2015 @18:52
Lyon po vazhdon me rezultate negative në Ligue 1. Sot ekipi në fjalë është mposhtur nga Angers në “Gerland” me rezultat 0-2.
E në anën tjetër, Angers është befasia e stinorit këtë vit në Ligue 1, që tashmë me fitoren e tetë të stinorit ka kaluar në pozitë të dytë të tabelës në elitën franceze të futbollit.
Lyon në katër ndeshjet e fundit ka regjistruar tre disfata dhe një barazim.