HUMBJA E PARË PAS 4 MUAJVE

Destro ndalë Napolin
6 December, 2015 @14:15
Golat e vonshëm të Gonzalo Higuainit sot në përballje ndaj Bolognas nuk kanë shpëtuar Napolin nga humbja.
Kjo ka qenë disfata e parë e napolitanëve që nga gushti i këtij viti, derisa me këtë humbje ata nuk arritën të kthejnë lidershipin në tabelë.
Elseid Hysaj, luajti 65 minuta për ekipin e tij, Napoli, ndërsa u zëvendësua nga Cristian Maggio.
Ish sulmuesi i Romës dhe Milanit, Mattia Destro ka shënuar dy herë sot në fitoren e Bolognas që deri 5 minuta para fundit të ndeshjes kishte epërsinë 3-0, ndërsa përfundimtarja u bë 3-2.
Bologna 3 - 2 Napoli All Goals and Full… by enteritament