FUSHË KOSOVA 1-1 VLLAZNIA

S’e kalon Vllazninë, Fushë Kosova ndalet në barazim
25 September, 2021 @19:00
Pas fitoreve të rëndësishme të shënuara, Fushë Kosova ka pësuar edhe barazimin e dytë të stinorit në përballje me Vllazninë e Pozharanit.
Pampurët nuk kanë arritur të bëjnë tri fitore në pesë xhirot e para të stinorit për të marrë barazimin e dytë në kampionat, 1-1.
E njëjta vlen edhe për Vllazninë, që vinte në këtë ndeshje me dy fitore dhe në fund u detyrua të kënaqet me barazimin e dytë!
Në xhiron që vjen Vllaznia pret Kikën, ndërsa Fushë Kosova luan derbi ndaj Vushtrrisë.