Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË MITROVICË

Sejdiu mposht thellë ish ekipin

Sejdiu mposht thellë ish ekipin


1 May, 2016 @16:30

Trepça’89 që drejtohet nga Gani Sejdiu, ish trajner i Ferronikelit, ka mposhtur thellë kampionin aktual të Kosovës në “Riza Lushta” sot.

Loja nisi shpejt në Mitrovicë, ndërsa mitrovicasit u vërsulën në portën e Ferronikelit për të shënuar përmes Argjend Mustafës.

Më pas, epërsinë e ngriti Blerand Kurtishaj, pas penalltisë së shkaktuar ndaj Shpëtim Idrizit maestral sot.

TABELA AKTUALE

Ferronikeli nuk arrinte të kundërpërgjigjej me gola lojës së Trepçës’89, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, mitrovicasit shënuan edhe njëherë për të ngritur epërsinë në 3-0, kur krosimi i Idrizit u devijua nga Adrian Limani mbrojtës mysafir. Kampioni u mundua disa herë, qëlloi shtyllën, por goli nuk erdhi.

Mark Milicaj në fund, prej gjuajtjes së lirë shënoi golin e nderit të Ferronikelit, pasi që topi i dërguar nga ai u devijua nga mbrojtja mitrovicase.

Ferronikeli përkundër humbjes mbetet lider i pastër, kurse Trepça’89 në pozitën e tretë.

Përballja e radhës për Ferronikelin do të jetë gjithashtu e vështirë, kur presin Besën në shtëpi, ndërsa Trepça’89 luan si mysafir i Hajvalisë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga