SULMI POTENCIAL
Sejdiu parashikon sulmin e Kosovës
19 March, 2017 @23:06
Trajneri i njohur i Superligës së Kosovës, Gani Sejdiu, që tashmë ka mbetur pa ekip, pas dorëheqjes që dha nga Besa xhiron që shkoi, ka parashikuar treshen ofanzive të Kosovës para ndeshjes me Islandën.
“Milot Rashica, Bernard Berisha dhe në qendër Besart Berisha - pres të jenë treshja ofanzive e Kosovës në këtë ndeshje,” ka thënë Sejdiu, duke vënë edhe bast me udhëheqësin e emisionit 2 me 1, Agim Binaku.
Basti, një kafe!
Kosova - Islanda zhvillohet më 24 mars në Shkodër.