Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A: KATARI - SENEGALI

Senegali arrin fitoren e parë, Katari eliminohet

Senegali arrin fitoren e parë, Katari eliminohet


25 November, 2022 @16:50

Aventura e organizatorit të Botërorit do të zgjasë edhe një ndeshje, ndërsa mundësia e tyre për kualifikim ka përfunduar me humbjen e sotme nga Senegali në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A të Botërorit.

Senegali ka shfrytëzuar gabimet e mbrojtjes së vendasve, për të shënuar fitoren e parë në kampionat, që u bë edhe fitorja e parë e një vendi afrikan në këtë Botëror.

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

Katari në anën tjetër ka shënuar golin e parë në kampionat, ndërsa ka gëzuar tifozët në stadium për të shijuar festën e parë të golit në një Botëror.

Senegal

Boulaye Dia i dha epërsinë Senegalit, ndërsa Famara Diedhiou e bëri 0-2. Kur Mohammed Muntari uli epërsinë dhe bëri festë në stadium, ka qenë Cheikh Bamba Dieng që ka siguruar fitoren e ekipit, Katari 1-3 Senegali [Mohammed Muntari 78 - Boulaye Dia 41, Famara Diedhiou 48, Cheikh Bamba Dieng 84].

Aliou Cisse dhe Senegali i tij, përkundër mungesës së Sadio Manesë në ekip, do të vazhdojnë të kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e fundit, kur ndeshen me Ekuadorin.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori