BERAT XHIMSHITI GJEN SKUADËR
Berat Xhimshiti në miqësoren Kosova-Shqipëria/ BOROZANI/ Lis Dorambari
Serie A zgjidhje për Xhimshitin
15 January, 2016 @23:04
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Xhimshiti, si duket ka zgjidhur çështjen e ekipit të ri, pas largimit nga Zurichu.
Sipas njoftimit të TuttoMercatoWeb.com Xhimshiti ka udhëtuar drejt Bergamos sot për të kryer vizitat te klubi i Atalantas, pasi që është arritur marrëveshja.
Xhimshiti 22 vjeç ka debutuar vitin e kaluar te skuadra e Gianni De Biasit dhe ka arritur të zë vend në formacionin startues.
Në ndërkohë pritet vetëm zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i ekipit të Atalantës, që drejtohet nga Edy Reja.