Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR FUNDJAVË

Krahët e Kloppit

Jurgen Klopp/ REUTERS/ Arkiv

Krahët e Kloppit


Shkruan: Luan MORINA

15 January, 2016 @21:52

Nga Anglia për në Francë, Belgjikë, Itali e Spanjë - shikoni 5 ndeshjet më interesante që na presin këtë fundjavë.

1. Liverpool – Manchester United (e diel, ora 3e5)

Jurgen Klopp është një arsye shtesë për të shikuar ligën më të mirë të futbollit në rruzull. Përkundër gati një skuadre të lënduar, dhe futbollistëve mesatar në krahasim me skuadrat tjera konkurrente të Liverpool, së paku në letër, po arrin të bëj punë të mirë, edhe pse nuk është ajo që kemi pritur. 

As United nuk është i paprekur nga lëndimet. Mund të bëjmë një skuadër të plotë të të lënduarve me Shaw, Lovren, Skrtel, Jones, Valencia, Schweinsteiger, Coutinho, Sturridge, Origi, Ings, Gomez. Sidoqoftë, kjo nuk pritet të humb cilësinë e kësaj përballje. Për këtë pritet të kontribuojnë edhe sulmuesit e United të cilët sikur kanë gjetur formën, rrugën drejt portës me Wayne Rooney afër formës më të mirë në dy vitet e fundit. Kanë shënuar, por edhe kanë pësuar. 

Klopp me të ardhur ka premtuar një lojë më ofensive, dhe këtë e ka bërë duke angazhuar krahët e mbrojtjes. Rotacioni në pjesën e sulmit ka pasur rezultatet e veta, si pozitive ashtu edhe negative. Liverpoolin e Kloppit mund ta shohim në shtator. Atëherë shpresojmë të shohim edhe një United më të hajrit, mundësisht pa Van Gaalin, i cili është i vetmi që mund ti humb shijen këtij derbi me lojën e tij të mërzitshme. 

2. St. Etienne – Lyon (e diel, ora 9)

Angers është versioni i dytë i Leicester Cityt. Nuk janë si anglezët, por kanë befasuar të gjithë me renditjen e tyre në Francë. Në fakt, futbolli francez po kalon nëpër epokën më të errët këto viteve të fundit – diçka që kam pritur të ndodh më herët. St. Etienn e Lyon janë favoritë klasik për tu renditur më lart, por këtë vit nuk janë ku duhet. Të dyja kanë kaluar një periudhë të errët në Evropë, e hiq më mirë nuk renditen në Francë. Të dielën më shumë do të ketë fantazma të këtyre skuadrave se sa lojtarë cilësor në fushë. 

3. AC Milan – Fiorentina (e diel, ora 15n9)

Milan ka humbur 15 pikë kundër skuadrave të renditura në pjesën e poshtme të tabelës në Serie A. Po të ishin më vrastar ndaj kundërshtarëve më inferior do të ishin më lart në renditje. Duket, por nuk jam i sigurt që Mihajlovic ka gjetur formacionin e duhur. Nuk heziton të bëj ndryshime, dhe kjo po dëmton skuadrën goxha shumë. Honda është rikthyer në formë, ndoshta përkohësisht dhe me rikthimin nga lëndimi i Menezit dhe Balotellit, angazhimin e Boatengut, ndoshta topi mund të gjen rrugën deri tek Bacca, nëse kolumbiani nuk e gjen rrugën drejt Chelseat më parë. Duhet të fitojnë ndaj Fiorentinës nëse duan ti mbajnë gjallë shpresat për Evropë.

Paulo Sousa ka humbur atë prekjen magjike. Janë mposhtur nga Lazio, Carpi e Juventus në 30 ditët e fundit duke mposhtur vetëm Chievon e Palermon. Humbje të këtilla i largojnë nga lufta eventuale për titull, luftë për të cilën nuk duket të jenë të kalitur. Pas Milanit kanë një seri më të lehtë, por rikthimi do të duhej të niste në San Siro ku nuk mposhten tashmë 6 vite. 

4. Barcelona – Athletic Bilbao (e diel, ora 8e30)

Me Ardën dhe Aleixis Vidalin, skuadra e Barcelonës ka gjetur freski. Kjo freski është parë në ndeshjet kundër Espanyolit në kupë. Gjithashtu Bilbao është njëra nga tri skuadrat që i ka shkaktuar humbje Barcelonës këtë sezon, edhe pse ndeshja e parë kishte përfunduar në të mirë të kampionëve të botës, të cilët nuk dinë për humbje që nga tetori.

Bilbao luan një futboll të veçantë – ndoshta për shkak të ndjenjës që kanë si ‘përfaqësuese’ e Baskisë, motivimi kurrë nuk ka qenë pikëpyetje për ta. Nuk dorëzohen aq lehtë dhe më së miri së fundmi është parë në ndeshjen e parë në kupë kundër Villarreal kur edhe pse 0-2 qysh herët, nuk pushuan së sulmuari duke rikthyer rezultatin. Kanë lojtarë të talentuar edhe pse njëri nga ta – Aduriz mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e të dielës. Sidoqoftë, kjo s’pritet ti humb qasjes luftarake të dy skuadrave në fushë.

5. Gent – Anderlecht (e diel, ora 2e30)

Jo pahiri Belgjika llogaritet një nga favoritët për të fituar Evropianin e radhës. Kanë një skuadër tepër të talentuar, dhe përkundër faktit që shumica e tyre gjenden jashtë kufijve belg, kampionati i tyre nuk mbetet mbrapa për kah cilësia. Gent është papritur në krye të renditjes, dhe në krahasim me favoritët e përhershëm – Anderlechtin kanë më shumë produkte vendore, në fjalë të tjera kanë më shumë talente. 

Anderlecht i Hasit – që është një arsye shtesë për të shikuar këtë ndeshje, nuk mbetet mbrapa për kah talentet. Praet dhe Tielemans janë dy shtyllat kryesore të mesfushës me Defour. Hasi tashmë i stolisur me titullin e kampionit belg edhe si trajner, nuk po kalon sezonin më të mirë viteve të fundit, por Anderlecht ka potencial për të shfaqur lojë të mirë dhe për të fituar. 

Në të njëjtën kohë të dielën shfaqet derbi holandez ndërmjet Feyenoord dhe PSV që është një alternativë tjetër e mirë për të kaluar të dielën pasdite edhe pse të gjithë e dimë se ku do të përqendrohen shumica. 


NORDIN AMRABAT

Watford blen nga La Liga

Premier League/La Liga/Transfere

Watford blen nga La Liga

15/01/16 @ 19:16

TRAJNERI DHE LOJTARI I MUAJIT

Më të mirët e dhjetorit

Premier League

Më të mirët e dhjetorit

15/01/16 @ 19:08

TELEGRAM URIMI

Duka uron Vokrrin

FFK Superliga/FFK Liga e parë/FSHF Kategoria Superiore/Kosova

Duka uron Vokrrin

15/01/16 @ 18:54

NGA KUVENDI ZGJEDHOR

Rizgjedhet

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Rizgjedhet

15/01/16 @ 18:43

MEDIA TALK

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

FFK Superliga/International/Transfere

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

31/07/23 @ 12:24

MILAN E LIRON PËR PAK PARA

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

Serie A/International/Transfere

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

30/07/23 @ 19:59

GALATASARAY ZYRTARIZON BLERJEN E ICARDIT

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

Ligue 1/International/Transfere

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

30/07/23 @ 14:01

MLS

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

International

Sot, dygolësh dhe një asist nga Messi për Inter Miamin

26/07/23 @ 08:53

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

RUSI

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

International/Sportistë shqiptarë në botë

Mirlind Daku shënon në debutim te Rubin Kazani

22/07/23 @ 16:58

DIREKT ONLINE

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

Conference League/FFK Superliga/International

Transmetimi online: Europa-Dukagjini

20/07/23 @ 12:55

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Champions League/International

Struga eliminohet në fund!

18/07/23 @ 19:32

FORMACIONET STARTUESE: NDESHJA E KTHIMIT

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

Champions League/International

Struga-Zalgiris, 11-shet startuese

18/07/23 @ 16:18


 
Të gjitha lajmet nga International