NGA KUVENDI ZGJEDHOR

Fadil Vokrri, në miqësoren e parë të Kosovës/ BOROZANI/ Erdis Driza
Rizgjedhet
15 January, 2016 @18:43
Fadil Vokrri është rizgejdhur kryetar i FFK-së sot. Në Kuvendin zgjedhor të FFK-së ku morrën pjesë 56 nga 59 delegatë sa numëron ajo, Vokrri është rizgjedhur kryetar i FFK-së.
“Kemi vënë kontakte dhe bashkëpunim zyrtar me dy institucionet UEFA dhe FIFA si dhe kemi aplikuar për pranim, ndërkaq që vetëm pritet finalizimi i anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, që mbetet detyra kryesore e jona. Përgatitja e të gjitha ekipeve përfaqësuese dhe klubeve për gara ndërkombëtare. Lirimi i mëtejmë i klubeve nga kuotizimet dhe përgatitja e tyre për plotësimin e kritereve të kërkuara nga UEFA dhe FIFA. Përmirësimi i infrastrukturës në futboll dhe ndërtimi i një stadiumi nacional në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës duke bashkëpunuar me MKRS. Do të vazhdojmë presionin në organet e shtetit që të miratojnë Ligjin për sponsorizim. Po ashtu do të vazhdojmë me edukimin efikas dhe profesional të trajnerëve, gjyqtarëve, administratorëve me standardet evropiane. Funksionalizimi i plotë i Lidhjeve rajonale të Futbollit si dhe detyra dhe obligime tjera që dalin nga fushëvreprimtaria jonë”, ka theksuar Vokrri sot me tu rizgjedhur kryetar i shtëpisë së futbollit kosovar.