VJEN TRAJNERI I RI
Sermaxhaj, trajner i ri i Prishtinës
21 October, 2015 @12:46
Ish kampionia e Kosovës, Prishtina, ka prezentuar sot trajnerin e ri të skuadrës, Sami Sermaxhaj, në konferncë për shtyp.
Sermaxhaj, që ditë më parë la KEK-un për të kaluar te bardhekaltërit, më parë ka punuar edhe me Fushë Kosovën.
Sermaxhaj 43 vjeçar do të zëvendësojë në këtë post të dorëhequrin, Ramiz Krasniqi.
Prishtina është e parafundit në tabelë pas dhjetë xhirove të para të stinorit.