NGA KLINA
Severin Elezaj jep dorëheqje nga Dukagjini
6 October, 2020 @22:18
Pasi që ranë nga Superliga dhe nisën mbarë stinorin në Ligë të Parë A, skuadra e Dukagjinit me humbjen e thellë së fundi nga Malisheva 5-2 mbeti pa trajner.
Severin Elezaj që drejtonte skuadrën, përkundër se nisi në mënyrë më të mirë stinorin, duke mposhtur Vëllaznimin 0-1, pas kësaj një barazim dhe një humbje - e çuan drejt dorëheqjes.
“Pas një bisede miqësore me drejtorin e klubit Fabion Veseli, Elezaj ka ofruar dorëheqjen nga posti i kryetrajnerit të skuadrës,” ka bërë të ditur KF Dukagjini në komunikatën e lëshuar përmes llogarisë në Facebook.
Përndryshe, drejtori, shtabi teknik dhe futbollistët kanë falenderuar trajnerin për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese në karrierë.
Mbetet të shihet se kush do të merr postin e kryetrajnerit të skuadrës, pasi që skuadra s’ka paralajmëruar zëvendësues ende.