LAMP
S’flen nga gëzimi
18 March, 2013 @10:05
Goli i 200-të i Frank Lampardit në fanellën e Chelseat erdhi ndaj ish klubit të tij, West Ham, dje.
”Është një arritje e veçantë. Jam i lumtur që kam arritur këtu dhe me golin që i kontribuoi fitores sonë dje,” ka thënë Lampard sot për mediat angleze.
“Jam me fat që luaj kaq kohë të gjatë për këtë klub ku kanë parakaluar lojtarë të mëdhenjë dhe me lojtarë që ta servojnë topin si me pjatë, sikurse që bën Hazard, andaj i jam falenderues të gjithëve, me siguri disa netë nuk do të flej nga gëzimi,” ka thënë ai duke folë me Sky Sports.
Lampard që nuk dëshirohej nga Chelsea në fillim të stinorit, pasi që nuk i vazhdohej kontrata, ka rinisur negociatat me klubin pas paraqitjeve të tija fantastike përkundër moshës.