MIQËSORE: DRITA-VLLAZNIA
Shabani bën dallimin në miqësore
16 July, 2017 @20:40
Lojtari i ardhur së fundit te Drita nga Feronikeli, Bujar Shabani, ka qenë dallimi në miqësoren e sotme mes Dritës dhe Vllaznisë.
Drita ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kontrolluese për stinorin e ri, ndërsa ndeshja u luajt në Gjilan.
Trajneri Milazim Zuzaku i ka dhënë mundësi thuajse të gjithë lojtarëve të Dritës të provohen në këtë ndeshje, ndërsa ka provuar edhe lojtarët e rinjë.
Përkundër se ishte ndeshje miqësore, ekipin e Dritës e kanë përcjellë qindra tifozë në këtë ndeshje.