GRUPI G: ZVICRA - KAMERUNI
Shaqiri me asistim, Embolo i sjell fitoren Zvicrës
24 November, 2022 @14:46
Në një ndeshje tepër fuqishëm të luftuar nga të dyja palët, ka qenë Breel Embolo (i lindur në Kamerun) që ka shfrytëzuar një asistim perfekt të Xherdan Shaqirit, njeriu që ka vendosur ndeshjen, për t’ia sjellë fitoren e parë Zvicrës në Botëror, veçanërisht kur dihet se grupi i tyre është i parallogaritur si grup i vdekjes, pasi që aty bëjnë pjesë edhe Brazili e Serbia.
Embolo nuk festoi golin e tij, në shenjë respekti ndaj vendlindjes. Ndërsa luanët afrikanë kanë kërkuar fitoren dhe kanë pasur rastet e tyre, por nuk kanë arritur të finalizonin për shënim.
Me këtë, Zvicra 1-0 Kameruni [Breel Embolo 48], zviceranët kanë kryer një punë të madhe në këtë grup, ndërsa kamerunasve i duhet të bëjnë befasira të mëdha në ndeshjet e radhës për të kërkuar daljen nga grupi.
“Breel, shoqëria deri sa t’ia fillon ndeshja është ok. Kur fillon ndeshja ata janë kundërshtarët tanë. Futbolli shkruan tregime të tilla, por ai kompletoi misionin,” ka thënë trajneri i Zvicrës, Murat Yakin pas fitores së ekipit të tij. E që Kameruni ka bërë gjithçka për fitore, tregon edhe fakti se lojtar i ndeshjes ndaj Zvicrës u bë portieri zviceran, që shpëtoi ekipin e tij, Yann Sommer.