REKORD TRANSFER I KLUBIT
Sheffield Utd transferon sulmuesin e Liverpoolit
2 October, 2020 @19:23
Skuadra e Sheffield Unitedit ka thyer rekordin e klubit duke transferuar futbollistin e ri të Liverpoolit, Rhian Brewster.
Trajneri i Sheffieldit Chris Wilder e ka quajtur atë si prospekti më i madh në vend, ndërsa 20-vjeçari ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me ekipin e tij të ri.
Sheffield United ka paguar 23.5 milionë funta për transferimin e tij, ndërsa sulmues U21 i Anglisë ka të aktivizuar kontratën për ri-blerje nga Liverpooli pas 3 viteve dhe 15% të shitjes së ardhshme të tij.
Sheffield ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm në stinorin e kaluar të Premier Ligës, ndërsa këtë stinor nuk e ka nisur fare mirë.
Ata nuk kanë shënuar asnjë gol ende, ndërsa pas 3 xhirove të para kanë zero pikë.