MEDIA TALK

Shën Petersburgut UEFA ia mohon finalen e Ligës së Kampionëve
22 February, 2022 @13:52
Gati është e sigurt se finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-së nuk do të zhvillohet në Rusi, ku ishte paraparë të luhet sivjet.
Shën Petersburgu nuk do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve, ka bërë të ditur BBC Sports në një njoftim ku shkruan “thuajse sigurt” për shkak të zhvillimeve të fundit në mes të Rusisë e Ukrainës.
Ish-ministri i sportit në MB, Tracey Crouch, i ka thënë BBC Sport se UEFA duhet të lëviz finalen menjëherë.
Finalja e Ligës së Kampionëve është paraparë të zhvillohet më 28 maj.