SALIH KOSUMI VENDIMTAR NË DERBI
Shkëndija arrin fitore të madhe ndaj KEK-ut si mysafir
25 March, 2023 @16:25
Derbi i Ligës së Dytë të Kosovës ka kaluar me fitoren e Shkëndijës së Hajvalisë, që ka mposhtur KEK-un në derbin e zhvilluar sot në kuadër të kësaj lige.
Mysafirët avancuan heret dhe mbyllën pjesën e parë me 0-1. Ka qenë Salih Kosumi, njeriu i derbit pasi që pos epërsisë së hershme, ai i dha edhe fitoren ekipit të Shkëndijës, kur KEK-u kishte barazuar në 1-1 përmes Kamer Rudarit.
KEK 1-2 Shkëndija [Kamer Rudari 58 - Salih Kosumi 6, 83]
Fitorja, bën që Shkëndija të mos dorëzohet në luftë për Ligë të Parë, derisa tashmë ka zbritur dallimin në dy pikë ndaj liderit KEK, që po drejtohet nga Faruk Statovci.
Pas 20 ndeshjesh, lideri i Ligës së Dytë KEK-u ka 52 pikë, ndërsa Shkëndija e Hajvalisë e treta ka 50 pikë. Lufta për Ligë të Parë, do të vazhdojë...