GJERMANIA
Shkodran Mustafi i thotë ‘PO’ Gjermanisë
28 February, 2014 @15:10
Performanca e mirë me skuadrën e Sampdorias e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi, i ka rënë në sy përzgjedhësit të Gjermanisë, Joachim Low.
Low ka ftuar Mustafin për ndeshjen miqësore kundër Kilit që do të luhet me 5 mars.
Mustafi është i lindur në Gjermani, ndërsa ka prejardhje shqiptare nga qyteti i Gostivarit. Futbollisti 21 vjeçar më parë ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Gjermanisë.
Ndryshe nga Mustafi, në listën e Low-it nuk janë përfshirë futbollistë si Julian Draxler, Marco Reus dhe Thomas Muller, për arsye të ndryshme.
Lista e Gjermanisë për ndeshjen kundër Kilit:
Portierët: Manuel Neuer (Bayern Munich, Roman Weidenfeller (Borussia Dortmund)
Mbrojtësit: Jerome Boateng, Philipp Lahm (Bayern Munich), Matthias Ginter (Freiburg), Kevin Grosskreutz, Marcel Schmelzer (Borussia Dortmund), Marcell Jansen (Hamburg), Shkodran Mustafi (Sampdoria), Per Mertesacker (Arsenal)
Mesfushorët: Lars Bender (Bayer Leverkusen), Andre Hahn (Augsburg), Mario Gotze, Toni Kroos, Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich), Mesut Ozil, (Arsenal), Sidney Sam (Bayer Leverkusen)
Sulmuesit: Pierre-Michel Lasogga (Hamburg), Miroslav Klose (Lazio), Lukas Podolski (Arsenal), Andre Schurrle (Chelsea)