HOLANDA
Huntelaar rikthehet te Holanda
28 February, 2014 @14:37
Pas publikimit të listës së lojtarëve nga përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, të njëjtën gjë e bërë sot edhe përzgjedhësi i holandezëve, Louis van Gaal.
Van Gaal ka ftuar 23 futbollistë për miqësoren kundër Francës që do të luhet me 5 mars.
Në listë janë përfshirë edhe yjet si Robin van Persie dhe Arjen Robben, ndërsa për herë të parë do ta kenë rastin që ta veshin fanellën e Holandës Davy Klaassen, Jean Paul Boetius dhe Quincy Promes.
Sulmuesi i Schalkes, Klaas Jan Huntelaar, është një tjetër emër që është ftuar nga Van Gaal. Sulmuesi 30 vjeçar që nga muaji gusht i vitit 2013 nuk ka qenë pjesë e Holandës, pasi kishte mbetur rreth 5 muaj larg fushave të blerta për shkak të lëndimit.
Ajax, PSV dhe Feyenoord me nga katër futbollistë janë bërë skuadrat që kanë përfshirë më së shumti lojtarë në përfaqësuesen e Holandës.
Lista e 23 lojtarëve të përfaqësueses së Holandës:
Portierët: Jasper Cillessen (Ajax), Michel Vorm (Swansea City), Jeroen Zoet (PSV).
Mbrojtësit: Daley Blind (Ajax), Daryl Janmaat (Feyenoord), Bruno Martins Indi (Feyenoord), Karim Rekik (PSV), Joel Veltman (Ajax), Paul Verhaegh (Augsburg), Ron Vlaar (Aston Villa), Gregory van der Wiel (Paris Saint-Germain).
Mesfushorët: Jordy Clasie (Feyenoord), Davy Klaassen (Ajax), Stijn Schaars (PSV), Wesley Sneijder (Galatasaray), Kevin Strootman (Roma).
Sulmuesit: Jean-Paul Boetius (Feyenoord), Memphis Depay (PSV), Klaas-Jan Huntelaar (Schalke), Dirk Kuyt (Fenerbahce), Robin van Persie (Manchester United), Quincy Promes (Twente), Arjen Robben (Bayern Munich)