SHORTI I KUPËS SË KOSOVËS

Shorti të enjten
29 March, 2022 @10:53
Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 31 mars).
Tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00.
Në këtë rreth të garave marrin pjesë katër skuadra: Drita, Prishtina, Llapi dhe Ramiz Sadiku.
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës janë faza e vetme ku skuadrat luajnë ndeshjen në sistemin vajtje-ardhje ku ekipi më i mirë pas dy ndeshjeve siguron finalen.
E si kanë ardhur skuadrat deri këtu, shikoni skemën.