EREDIVISIE
Shqetësuese për Kosovën, lëndohet Milot Rashica
25 September, 2016 @15:10
Lajm i keq për Kosovën.
Në takimin që po zhvillohet mes Twentes e Vitesses në superligën holandeze, Milot Rashica është lënduar dhe është larguar nga loja në minutën e 28’ të takimit.
Ky takim ishte dueli mes dy shqiptarëve në Holandë, duke ditur që tek Twente luan Bersant Celina, i cili është po ashtu startues në këtë ndeshje.
Se a do të jetë serioz lëndimi i Rashicës, mbetet të kuptohet më vonë.