KOMBËTARJA
Liridon Latifi ftohet nga De Biasi
25 September, 2016 @10:28
Mesfushori i krahut, Liridon Latifi, pritet të jetë risia e Gianni De Biasit, për ndeshjet e Shqipërisë ndaj Lihtenshatjnit dhe Spanjës që zhvillohen më 6, respektivisht 9 tetor 2016.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri aktual i Skënderbeut, Andrea Agostinelli, në deklaratën e tij pas ndeshjes së djeshme, ku mposhtën Luftëtarin e Gjirokastrës, 1-0.
“Latifi ka marrë ftesë tash edhe nga përzgjedhësi De Biasi,” ka thënë ndër të tjera Agostinelli, bëjnë të ditur mediat tiranase sot.
ORARI DHE TABELA DREJT RUSIA 2018
Latifi tash 22 vjeç, ka qenë pjesë e rregullt e kombëtares U-21, ndërsa karrierën e ka nisur te Prishtina dhe tashmë me vite të tëra është te Skënderbeu, ku ka marrë përvojë të madhe.
Përndryshe, Gianni De Biasi, ende nuk ka bërë zyrtarisht të ditur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet në fjalë.
Shqipëria, bashkë me Italinë e Spanjën, me nga 3 pikë, bashkëkryesojnë Grupin G kualifikues për “Russia 2018”.