SUPERLIGA TURKE
Barazim në derbi, skuadra e Cikalleshit lidere
24 September, 2016 @21:04
Me barazim ka përfunduar derbi i Stambollit mes Besiktasit e Galatasarayt.
Mysafirët e Galatasarayt nuk arritën ta mbyllën takimin me 3 pikë të fituara edhe pse ishin në epërsi 0-2, me Besiktasin që nuk u dorëzua deri në fund dhe shënoi dy herë përmes Marcelos e Cenk Tosunit në minutat 73’ e 78’.
Ky barazim i ka kovenuar më së shumti skuadrës së Sokol Cikalleshit, Istanbul Basaksehir, e cila ka mbetur lidere në Superligën Turke me 13 pikë të tubuara, kurse Besiktasi e Galatasaray mbesin në kuotën e 11 pikëve.
Ndërkohë, Basaksehiri sot ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj Osmanlisporit, ndërsa Cikalleshi në këtë takim ka luajtur për vetëm 4-5 minuta, i inkuadruar në minutën e 86’.