NË DRENAS
Derbi i Prishtinës, Lindeman e nis me fitore
24 September, 2016 @16:48
Derbi kryesor i Superligës së Kosovës që u zhvillua sot në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, ka përfunduar me fitoren e prishtinasve, të cilët arritën të marrin tre pikë nga udhëtimi i vështirë.
Fitorja e Prishtinës erdhi me golin e vetëm në ndeshje, që u shënua nga Debatik Curri në minutën 6’.
Vendasit deri në fund të takimit kishin raste të mira për të shënuar dhe së paku për ta barazuar rezultatin, mirëpo porta e portierit Alban Muqiqi mbeti e paprekur.
Kjo ishte ndeshja e parë e Prishtinës nën drejtimin e trajnerit gjerman Lindeman.
Me këtë fitore, Prishtina është rikthyer në krye të radhitjes tabelare, të cilin e mbante Trepça ‘89 pas fitores së djeshme ndaj Lirisë.
Ndërsa Feronikeli, i cili pësoi humbjen e tretë këtë stinor, mbetet me nëntë pikë në pozitën e pestë.