UKRAINA NIS FTESAT
Shevchenko fton legjionarët kundër Kosovës
23 September, 2016 @20:18
Selektori i Ukrainës, Andriy Shevchenko, që sot i ka bërë publike ftesat për legjionarët ukrainas për ndeshje ndaj Kosovës, në kualifikime për Botërorin “Rusia 2018”.
Mediat ukrainase kanë shpërndarë lajmin menjëherë me tu bërë të ditur nga Federata e këtij vendi, vendimi i Shevchenkos.
Ukraina më 6 tetor luan ndaj Turqisë, ndërsa më 9 tetor ndaj Kosovës.
ORARI I NDESHJEVE DHE TABELAT DREJT “RUSSIA 2018”
Legjionarët që tashmë kanë marrë ftesat për këto ndeshje janë: Denis Boyko (Malaga, Spanjë), Artem Fedetskiy (Darmstadt, Gjermani), Evgeny Shakhov (PAOK, Greqi), Yevgen Konplyanka (Schalke, Gjermani), Alexander Zinchenko (PSV, Holandë), Roman Zozulya (Betis, Spanjë) dhe Artem Kravets (Granada, Spanjë).
STADIUMI KU ZHVILLOHET TAKIMI UKRAINA-KOSOVA
Ndërkaq, në javën tjetër do të publikohet lista e plotë e futbollistëve të ftuar ku do të bëhen të ditur bashkë me këta, në total 23 futbollistët që do t’i kundërvihen Kosovës në Krakow të Polonisë.