KOMISIONI DISCIPLINOR
Bejta 3, Kurtishaj 2 ndeshje suspendim
23 September, 2016 @14:17
Pas kartonave të kuq të marrë në përballjen derbi të rajonit të Drenicës, ndërmjet KF Drenicës dhe KF Ferronikelit, Komisioni Disciplinor i FFK-së ka suspenduar Azem Bejtën e Drenicës dhe Blerand Kurtishajn e Ferronikelit.
Mbrojtësi Bejta, është dënuar me tre ndeshje moslojë sipas radhës, në bazë të Rregullores Disciplinore, Neni 38, Paragrafi 3.
Ndërsa sulmuesi i Ferronikelit, Kurtishaj, është suspenduar me dy ndeshje moslojë sipas radhës.
Ndërsa klubit të Drenicës i është shqiptuar masa, vërejtje e fundit, për shkak të lëshimeve në aspketin organizativ.