ZYRTARE
Mësohet vendi ku do të luhet ndeshja Ukrainë-Kosovë
23 September, 2016 @16:09
Më në fund është zyrtarizuar vendi se ku do të luhet ndehsja ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës, në kuadër të kualifiimeve për Kampionatin Botëror.
Përfaqësuesja e Ukrainës nuk kishte pranuar që kjo ndeshje të luhet në territorin e vet, për shkak se ky shtet nuk e ka pranuar Kosovën, ndërsa me lejen e sotme nga FIFA është zyrtarizuar që kjo ndeshje të zhvillohet në Krakow të Polonisë.
Ndeshja Ukrainë-Kosovë do të luhet më 9 tetor, vetëm tre ditë pas ndeshjes Kosovë-Kroaci.