ARMANDO SADIKU
Ja sa kohë do të mungojë Sadiku pas lëndimit të pësuar
23 September, 2016 @15:58
Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i skuadrës Zurich, Armando Sadiku, dje ishte lënduar në ndeshjen kundër skuadrës Servette.
Sadiku ishte detyruar të largohet nga fusha në minutën 17’, pasi mori një goditje në gjurin e majtë nga portieri kundërshtar.
Futbollisti sot ka njoftuar nëpërmjet Instagramit, në lidhje me gjendjen e tij aktuale, ku bëri të ditur se fatmirësisht lëndimi nuk është shumë serioz dhe pas një jave ai do të jetë përsëri 100% i gatshëm.
Ky lajm e ka gëzuar sidomos taborin kuqezi, i cili do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme më 6 dhe 9 tetor kundër Lihtenshtajnit dhe Spanjës.