PAS NDESHJES
Tovërlani: Prishtinës nuk do t’i prijë gjithmonë fati
24 September, 2016 @21:02
Përveç gjermanit Lindeman, pas ndeshjes foli edhe Afrim Tovërlani, kryetrajneri i Feronikelit.
“Na munguan dy sulmuesit kryesorë, s’po them me qëllim, por sikur u dëmtuam javën e kaluar shumë me dy kartonë të kuq. Dhe mbase, ato raste në pjesën e dytë që nuk i konkretizuam, kanë qenë pikërisht ata futbollistë që do të kishin mundur t’i konkretizonin. Megjithatë, ne pësuam dhe ndoshta kjo ishte shkaku që u destabilizuam. Por, në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë dhe e kishim ndeshjen nën kontroll duke u organizuar më mirë, u qetësuam, krijuam shumë raste, mirëpo nuk patëm fat që topi të futet brenda, edhe pse tri-katër herë ishte pothuajse te vija. Prishtinës i uroj fitoren. Nuk janë pak shtatë pikë distancë nga gjashtë ndeshje, por ka edhe shumë ndeshje, ndërsa vështirë është ta përcjell Prishtinën fati gjatë gjithë kohës, sot shpëtoi nga të gjitha këto raste, javën e kaluar shpëtoi nga Gjilani në minutën e 90-të, në Prizren njëjtë...dhe nuk besoj se mund të vazhdoj t’iu prij fati, por është çështje e tyre. Sa na përket ne, na mbetet të përmirësojmë gabimet tona”. - ishin fjalët e Tovërlanit.
Feronikeli pas 6 ndeshjeve ndodhet në vendin e pestë me 9 pikë.