BILETAT

Shqipëri-Poloni, biletat në shitje
23 September, 2021 @23:58
FSHF ka bërë të ditur se ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Poloni që do të luhet më 12 tetor në Air Albania.
Biletat nisin me çmim prej 1 mijë lekësh për të shkuar deri në 10 mijë në pjesën më ballore të tribunës.
Biletat mund të blihen online si dhe në dyqanet e FSHF-së në Tiranë (Sheshi Italia, pranë stadiumit Air Albania, stadiumi Selman Stërmasi) dhe në Elbasan (stadiumi Elbasan Arena).
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Shqipëria do të ketë ndeshjen ndaj Hungarisë para kësaj ndaj Polonisë. Kuqezinjtë kërkojnë fitore në të dyja ndeshjet për të mbajtur gjallë shpresat për të siguruar një vend përmes PlayOffit që çon për në Botëror.