FSHF
Shqipëri - Portugali, me bileta të personalizuara
27 August, 2015 @18:45
Për ta shikuar ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë nuk do të mjaftojë që ta keni vetëm biletën e ndeshjes. Për të hyrë në stadium ju duhet të keni edhe një dokument identifikimi, në mënyrë që të përshtatet me emrin e mbishkruar në biletë.
Federata Shqiptare e Futbollit për ta shmangur tregun e zi, në ndeshjen përballë Portugalisë do të aplikojë për herë të parë biletat të personalizuara, ku mbi te do të jetë i shënuar emri dhe mbiemri i blerësit të biletës.
Ndërsa në qoftëse bileta nuk korrespondon me personin që e posedon atë, ai nuk do të mund të futet në stadium.
Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë do të luhet më 7 shtator në stadiumin Elbasan Arena.