KUALIFIKIMET KATAR 2022
Shqipëria e kompletuar, zhvillon stërvitjen e fundit në Barcelonë
23 March, 2021 @22:40
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Barclonë, ku është akomoduar për t’u përgatitur para ndeshjes me Andorrën që do të luhet të enjtën më 25 mars, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kjo ishte seanca e dytë stërvitore në Barcelonë, përkatësisht në qendrën sportive të klubit Espanyol, prej ku ka filluar grumbullimi i futbollistëve kuqezi.
Në këtë stërvitje të pranishëm kanë qenë të gjithë futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Edoardo Reja, përfshirë këtu edhe futbollistët Etrit Berisha, Federik Veseli dhe Mario Mitaj, që iu bashkuan kuqezinjve të hënën në mbrëmje.
Shiko listën e lojtarëve të ftuar
Kombëtarja shqiptare të mërkurën në mëngjes do të udhëtojë drejt Andorrës, ndërsa pasdite do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes.