FTESAT E SHQIPËRISË
Kthehet Ajeti, ka edhe ftesa të reja te Shqipëria
21 March, 2021 @11:54
Selektori italian i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit.
Shqipëria është në grup gjashtësh, ndërsa në mars do të ketë punë ndaj Andorrës (25 mars), Anglisë (28 mars) dhe San Marinos (31 mars). Hungaria dhe Polonia janë kundërshtarë tjerë, me të cilët ndeshet më vonë.
Ndërsa fillimi i mbarë, ka thënë Reja, është i patjetërsueshëm dhe nuk bën assesi të befasohen nga Andorra.
Sa i përket ftesave, Reja ka numëruar 28 lojtarë në kombëtare, prej të cilëve ka thënë se i ka ardhur keq për Bekim Balajn që është dashur ta lë jashtë liste kësaj radhe, ndërsa ka treguar për emrat e ri si Mario Mitaj (AEK), Nedim Bajrami (Empoli) dhe Florian Kamberi (Aberdeen).
PORTIERË: Etrit Berisha (SPAL), Thomas Strakosha (Lazio) dhe Gentian Selmani (Boluspor);
MBROJTËS: Elseid Hysaj (Napoli), Ardian Ismajli (Spezia), Berat Djimsiti (Atalanta), Marash Kumbulla (Roma), Frederic Veseli (Salernitana), Arlind Ajeti (Reggiana), Albi Doka (Gorica), Hysen Memolla (Diosgyori), Erion Hoxhallari (Tirana), Mario Mitaj (AEK).
MESFUSHORË: Ledian Memushaj (Pescara), Klaus Gjasula (Hamburg), Enis Cokaj (Lokomotiva Z.), Ermir Lenjani (Grasshopers), Nedim Bajrami (Empoli), Qazim Laçi (Ajaccio), Sherif Kallaku (Lokomotiva Z.), Ylber Ramadani (Velje), Odise Roshi (Diosgyori), Keidi Bare (Espanyol);
SULMUES: Armando Broja (Vitesse), Florian Kamberi (Aberdeen), Sokol Cikalleshi (Konyaspor), Rei Manaj (Barcelona), Myrto Uzuni (Fenercvaros).