E FUNDIT
Trajneri jep dorëheqjen, por kryesia s’ia pranon — ia jep notën maksimale
20 March, 2021 @19:44
Pas rezultateve jo të mira në pjesën pranverore të stinorit në xhirot e fundit të Ligës së Parë A, trajneri i klubi prizrenas A&N, Megzon Visoka, ofruar dorëheqjen e tij kryesisë së klubit.
Mirëpo, pas mbledhjes së mbajtur sot, Klubi i A&N-së ka bërë të ditur që kryesia nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij, bile e ka notuar me notë maksimale angazhimin dhe punën e tij, duke i dhënë siguri për vazhdim të stinorit.
“Ne si klub vlerësojmë me notë maksimale trajnerin dhe punën shumë profesionale të trajnerit Megzon Visoka,” ka bërë të ditur ekipi i A&N-së për të vazhduar.
“Si rrjedhojë, trajneri Visoka vazhdon punën me besimin e plotë të kryetarit dhe kryesisë së klubit deri në fund të këtij stinori por edhe në stinorin 2021/22.”
Për më tepër A&N ka bërë të ditur nëse jo këtë stinor, në stinorin tjetër puna e ekipit do të jetë e fuqishme ndërsa objektivi kryesor i skuadrës do të jetë — Superliga.