CELTA VIGO 1-3 REAL MADRID
Me super-Benzemanë, Real fiton dhe tejkalon Barcelonën
20 March, 2021 @18:52
Karim Benzema është duke shkëlqyer këtë vit te Real Madridi dhe tashmë sulmuesi francez si protagonist kryesor i ndeshjes ka shënuar dy gola dhe një asistim në fitoren e madrilenëve 1-3 ndaj Celta Vigos sot.
Me fitoren 1-3 [Santi Mina 40 - Benzema 20, 30, Asensio 90+4] Real Madrid ka marrë tri pikë që e kanë rikthyer ekipin në pozitë të dytë, për të lënë pas Barcelonën.
Lajm i mirë për ekipin e Zinedine Zidanit është kthimi i Casemiros në 11-shen startuese, ndërsa i jashtëzakonshëm është treguar edhe mesfushori gjerman i ekipit Toni Kroos që ka asistuar në të dy golat e Benzemasë në fitore.
Kjo është fitorja e dytë radhazi në LaLiga për Realin dhe e treta në të gjitha garat pas barazimit me Atleticon, ndërsa ekipi tash shkon në pushim për shkak të ndeshjeve me kombëtaren, derisa në prill pas Eibarit pret ElClasicon me Barcelonën.
TABELA AKTUALE:
1. Atletico Madrid 63 pikë, 27 ndeshje
2. Real Madrid 60p., 28n,
3. Barcelona 59p., 27.