LA LIGA
Portieri shënon, ua siguron pikën
20 March, 2021 @23:35
Valladolid e Sevilla kanë barazuar 1-1, në kuadër të xhiros 28 në La Liga.
Valadolidi kaloi në epërsi me golin e Fabian Orellana nga penalltia (44’).
Atë që nuk arritën ta bëjnë lojtarët e Sevillas, e bëri portieri Bono, i cili shënoi në minutën e katërt shtesë, dhe ia solli pikën Sevillas.
Sevilla me 55 pikë gjendet në pozitën e katërt në La Liga.