Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLOHET ME HUMBJE

Shqipëria e Sylvinhos e nis me humbje në Varshavë

Shqipëria e Sylvinhos e nis me humbje në Varshavë


27 March, 2023 @22:45

Shqipëria me përzgjedhësin e ri, Sylvinho, me një gol që deshi të hynte në rrjetën e Thomas Strakoshës, ka nisur ciklin kualifikues drejt EURO 2024 me humbje në Varshavë të Polonisë.

Sokol Cikalleshi

Në një stadium të bukur për lojë Narodowny, Polonia e Fernando Santosit me një gol të shënuar, jo me kushedi se çfarë loje, kanë arritur të fitojnë ndeshjen dhe të marrin tre pikët e para në grup, pas humbjes nga Çekia tri ditë më parë.

TABELA AKTUALE

Ka qenë sulmuesi Karol Swiderski, që ka shënuar për 1-0 në minutën e 41 të takimit, pasi që topi i kthyer nga shtylla u gjet para tij, ndërsa Klaus Gjasula nuk arriti të bëj ndërhyrjen ndërprerëse, e topi i lëshuar nga polaku ka shkuar nën krahun e Strakoshës për atë që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Albania

Tri goditje të mira drejt portës së polakëve i bënë Sokol Cikalleshi (1 - pjesa parë) dhe Myrto Uzuni (2 - të dyja në pjesë të dytë) - por portieri i Polonisë Wojciech Szczesny i mbrojti të trija.

Jasir Asani

Në përgjithësi kuqezinjtë u treguan energjik, por para 16-shit kundërshtar nuk arrinin të krijonin. Secila mundësi për të krijuar më shumë shkonte nga krahët, ndërsa rastin më të mirë për Shqipërinë e çoi në pakthim Myrto Uzuni, që ishte ndër më të angazhuarit në lojë, kur goditi pjesën e jashtme të portës pas një kundërsulmi të shpejt, nga topi që pranoi prej zëvendësuesit të Sokol Cikalleshit, Taulant Seferi.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për të parë rastet e golin e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian