Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRGATITORJA E TRAJNERËVE DEBUTUES

Shqipëria U19 mposht Kosovën U19

Foto: FFK

Shqipëria U19 mposht Kosovën U19


14 June, 2023 @20:28

Në përballjen e zhvilluar në Kukës Arena, Shqipëria U19 ka mposhtur Kosovën U19 në ndeshjen miqësore me rezultat minimal 1-0, kur mbrojtësi Adi Kurti shënoi në minutën e fundit të takimit, pas një topi që shkoi karamboll në zonë pas kornerit të kuqezinjëve dhe futbollisti në fjalë qëlloi portën e dardanëve për fitore.

Kjo ka qenë ndeshja e parë e Ervin Bulkut në bankën e kuqezinjëve, ku përkundër se miqësore debutoi me fitore karshi gjithashtu debutuesit në bankën e Kosovës U19, Adil Maliqi.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ku të dyja ekipet patën disa mundësi shënimi, por që nuk u treguan efikase në finalizim të aksioneve. Në pjesën e dytë trajnerët e të dyja ekipeve u dhanë rastin për lojë të gjithë futbollistëve që kishin në dispozicion, por ritmi i lojës sërish ishte i mirë. Dardanët në këtë periudhë loje patën disa tentime për të gjetur rrugën e golit, por nuk kishin fat. Kur po mendohej se kjo miqësore do të mbyllej baras, Shqipëria arriti të gjejë golin e fitores në minutën e 93-të, kur Adi Kurti përfitoi nga grushtimi i topit nga portieri dhe me gjuajtje të saktë tundi rrjetën e portës së Dardanëve. Miqësorja e dytë Shqipëri-Kosovë, zhvillohet më 16 qershor, në stadiumin “Kukës Arena” në orën 10:30.

Trajneri Adil Maliqi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Art Miftari, Merlind Kodra, Davud Syla, Leon Zeqiraj, Arjanit Fazlija, Dior Gërbovci, Diamant Lokaj, Elton Krasniqi, Igball Jashari, Larson Ferati dhe Dren Dobruna, derisa u inkuadruan edhe: Leart Prapashtica, Elmedin Rama, Zigur Biqkaj, Arjol Bllaca, Eurolind Avdimetaj, Luan Dobra, Luis Karaqi, Edonis Hajdini, Pren Gjini, Indrit Mavraj dhe Sead Ahmeti. Formacioni i Shqipërisë U19 ishte: Tomas Kiri, Zylyf Muça, Fabian Përndreca, Adi Kurti, Arlind Kurti, Skerdi Xhixho, Oresti Kasmollari, Flavio Sulejmani, Ledio Tresa, Erald Krasniqi, Samuel Kasa.◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga