Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA U21

Shqipëria U21 publikon listën për ndeshjet e qershorit

Shqipëria U21 publikon listën për ndeshjet e qershorit


24 May, 2021 @19:19

Kombëtarja shqiptare U21 sot ka publikuar listën e saj të lojtarëve për ndeshjet e muajit qershor.

Përzgjedhësi Alban Bushi për këtë grumbullim ka ftuar 25 lojtarë.

Kuqezinjtë do të fillojnë grumbullimin më 25 maj në kompleksin “Tropikal” ku do të qëndrojnë deri me 2 qershor përpara se të udhëtojnë drejt Andorrës, për të zhvilluar ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 më 4 qershor. Pas ndeshjes me Andorrën, kuqezinjtë do të nisen drejt Bullgarisë, ku do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me 8 qershor.

Bushi në konferencën ku e prezentoi listën e tij, tha se nuk ka qenë e mundur t’i mbledhë të gjithë lojtarët më të mirë, për shkak të lëndimeve të shumta, ndërsa me anë të 8 lojtarëve të ftuar nga kampionati shqiptar, shprehu kënaqësinë e tij me nivelin e kësaj lige.

Gjithashtu, ai theksoi se synimi i Kombëtares në këto eliminatore do të jetë vendi i dytë, duke vënë në dukje rritjen e ekipit gjatë këtyre viteve, gjë që u kurorëzua me ngjitjen në një vazo më lart në fund të eliminatoreve të kaluara si dhe furnizimin e ekipit A me lojtarë cilësorë.

LISTA E LOJTARËVE

Portierët: Marco Molla (Bologna), Vokli Laroshi (Turbina), Marco Alia (Lazio)

Mbrojtësit: Sergio Kalaj (Grosseto), Masimiliano Doda (Palermo), Nikolas Smajlaj (AS Cittadella), Jorgo Pëllumbi (NK Varazdin), Franklin Domi (QPR), Redon Dragoshi (Kukësi), Ramen Çepele (Hannover 96), Mario Mitaj (AEK), Marsel Ismajlgeci (Tirana), Kosta Vangjeli (Skënderbeu), Albion Marku (Laçi)

Mesfushorët: Anes Mehmeti (Wycombe), Kristjan Asllani (Empoli), Drini Halili (Strum Graz), Jurgen Çelhaka (Tirana), Bernard Karrica (Dinamo Zagreb), Armando Dobra (Ipswich)

Sulmuesit: Ernest Muçi (Legia Warszawa), Armelindo Mema (QPR), Tedi Cara (Partizani), Mario Gjata (Apolonia), Mark Bushaj (Dugopolje)


 
Të gjitha lajmet nga