SIGAL PRISHTINA
Si debutuan përforcimet e Prishtinës?!
10 January, 2017 @22:20
Tre përforcimet e janarit të Sigal Prishtinës patën rast që të tregojnë veten në duelin që bardhekaltërit e zhvilluan ndaj Beroes.
Qendrat Nenad Delic, Urim Zenelaj dhe organizatori Grant Johnson fituan rastin që të luajnë ndërsa kotributi i tyre ishte ky:
Nenad Delic luajti 36 minuta duke shënuar 13 pikë, 6 kërcime, 1 asistim dhe 2 bllokada. Ai shutoi me saktësi 5/7 për 2 pikë ndërsa 0/3 për tre pikë.
Grant Johnson ishte 36 minuta në parket. Ai shënoi 13 pikë, 3 asistime, 4 kërcime dhe 5 topa të vjedhura për ekipin e tijn të ri. Derisa për tre pikë çoi huq 3 gjuajtjet e bëra, për dy pikë shënoi 6 herë nga 10 tentime.
Urim Zenelaj fitoi vetëm 3 minuta sonte dhe nuk arriti të regjistrojë asnjë pikë.
Përndryshe, Sigal Prishtina u mposht nga Beroe pas vazhdimeve sonte.