Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILIONAT E FIFAs

Si ndahen shpërblimet në miliona për pjesëmarrësit në “Katari 2022”?

Si ndahen shpërblimet në miliona për pjesëmarrësit në “Katari 2022”?


16 November, 2022 @16:36

Kampionati Botëror i Katarit që nis me datën 20 të këtij muaji dhe është i pari që mbahet në muajt e fundit të vitit, do të shpërblejë të gjithë pjesëmarrësit me shumën në total prej 450 milionë euro.

Derisa 1.5 milionë euro janë shpërndarë për secilin prej pjesëmarrësve për kualifikim në Kampionatin Botëror, të tjerat ndahen sipas suksesit të arritur.

Kështu, sipas radhës Federatat pjesëmarrëse do të fitojnë:

Kampioni Botëror - rreth 43 milionë euro.
Finalisti - rreth 30 milionë euro.
Vendi i tretë - rreth 27 milionë euro.
I katërti - rreth 25 milionë euro.

Çerekfinalistët - rreth 17 milionë euro.

E teta e finales - rreth 13 milionë euro.

Ata që nuk kalojnë fazën grupore - rreth 9 milionë euro.

ORARI I NDESHJEVE


 
Të gjitha lajmet nga Botërori