Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 0-1 DRITA

Simonovski vendos derbin, Ibrakovic përjeton humbjen e parë

Pamje nga arkivi

Simonovski vendos derbin, Ibrakovic përjeton humbjen e parë


5 December, 2021 @15:37

Ka përfunduar dueli në Fadil Vokrri ndërsa kampionja e Kosovës Prishtina ka parë ndeshjen e humbur nga nënkampionja Drita, me rezultat minimal.

Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e drejtuar nga Ardian Nuhiu e ka shënuar sulmuesi maqedonas i gjilanasve, Marko Simonovski, që ka qëlluar portën prishtinase me kokë, pas një harkimi të bërë nga Arbnor Muja (36) për rezultatin përfundimtar të ndeshjes | Prishtina 0-1 Drita [Marko Simonovski 36].

Kjo ka qenë humbja e parë për trajnerin e ri të Prishtinës Abdulah Ibrakovic, prej se ai u emërua në këtë detyrë, pasi që ui largua Zekirija Ramadani.

TABELA AKTUALE

Simonovski ka pasur edhe një rast të mirë para se të shënonte për epërsi (21), ndërsa rastet e Prishtinës kanë mbajtur emrat e Erando Karabecit (23) dhe të Oto Johnit (43).

Në pjesë të dytë zëvendësimet e trajnerit boshnjak të Prishtinës Abdulah Ibrakovic nuk funksionuan dhe futja e Endrit Krasniqit (46), Bleart Tolajt (66) e as ed Sabien Lilaj (78) nuk kanë kryer punë.

Prishtina vs Drita
Foto: Kapiteni i Prishtinës Boshnjaku duke shutuar para Jasharit të Dritës sot / Foto: KF Prishtina

Drita kontrolloi lojën në pjesë të dytë dhe me rastet e Simonovskit (65) dhe të Muharrem Jasharit (68) nuk gjetën portën vendase, para se në minutat e 86, 89 dhe 90+3 Ardian Nuhiu të bëj ndërrimet me Albin Krasniqin, Erjon Vucajn dhe Ardit Tahirin, përkatësisht.

Në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor, të tetëmbëdhjetën, Prishtina do të ketë punë të vështirë ndaj Llapit si mysafir, ndërsa Drita pret Ulpianën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga